Helikopteri Cougar i prishur në Itali, Peleshi: Do çojmë në gjyq kontraktorin e huaj, do përgjigjet për vonesat dhe mosriparimin

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi paralajmëron se do të përballet në gjyq me kontraktorin e huaj që ishte prokuruar për riparimin e helikopterëve Cougar të blerë nga Franca rreth 10 vite më parë.

Peleshi tha se zgjidhja më e mirë për riparimin e helikopterëve me probleme është dërgimi i tyre në Agjencinë e Prokurimit të NATO-s. Ai pranoi se një prej helikopterëve Cougar të Forcave të Armatosura ka mbetur prej disa kohësh në Itali, dhe tha se kostot për vonesat dhe mosriparimin, do t’i faturohen kontraktorit privat.

Pjesë nga deklarata e Peleshit:

Helikopterët Cougar janë kapaciteti më i rëndësishëm i forcës tonë ajrore, deri tani, sepse në vitin 2023 do të fillojmë ndërtimin e flotës Black Haëk, që janë fjala e fundit, i kemi kontraktuar i kemi paguar, bashkëpaguar. Në vitin 2023 do t’i kemi këtu. Do të ndërtojmë dalëngadalë një flotë të Black Haëk. Është e vërtetë e kam thënë edhe më parë, kemi dy kontrata që nuk performojnë si duhen, të riparimit të helikopterëve Cougar, i kemi prishur këto kontrata. Çfarë kemi deklaruar si mjete, ne i kemi në gatishmëri. Nuk i kemi të gjithë këtu, por e kam thënë edhe më parë, ne i kemi prishur dy kontrata që nuk funksionojnë, këto dy kapacitete do t’i çojmë në SPA, agjencia e prokurimit të NATO-s. Kjo është agjencia që prokuroi punimet në bazën e Kuçovës.

Do të marrë edhe heikopterët Cougar që nuk punojnë për t’i marrë në dorëzim. Pse jo nga ne, se nuk e kemi ekspertizën e nevojshme. Nuk duam t’i bëjmë tenderat vetë, duam t’ia japim NATO. Nuk mund të bëjmë prokurime në vend sepse nuk kemi riparues. Operatorë komercialë janë, nuk dihet çfarë del nga prokurimi, dhe ngelen rrugëve, siç është rasti i helikopterit Cougar që ka mbetur në Itali, është një fiasko e kontraktorëve jo shqiptarë me të cilët ne do të përballemi në rrugë tjetër. Nëse një kontraktor nuk performon do të përballemi në gjyq. Këto vonesa apo mos performanca do t’ja faturojmë atyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT