Iu vodhën 120 mijë € në banesë, Beci: Pse duhet të hetohet Alda Klosi

Avokati Eugen Beci ka komentuar ngjarjen e ndodhur së fundmi në Tiranë ku Rozeta dhe Havier Dobit iu sekuestruan 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri pas denoncimit që bëri Alda Klosit të cilës iu vodhën 120 mijë euro në shtëpi.

Në një intervistë për “Review” në Euronews Albania, Beçi theksoi se vetë Klosi do të duhet ctë hetohet për një sërë veprash penale si fshehje të të ardhurave, dhe abuzim me detyrën.

“Kemi dy ngjarje vjedhje dhe fshehje të të ardhurave. Policia ka pasur sukses në ngjarjen e parë. Por sa i përket ngjarjes së dytë duhet të shohim si do hetohet viktima. Alda Klosi do të duhet të hetohet për një sërë veprash penale si fshehje të të ardhurave, abuzim me detyrën etj”- tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT