“Ka qënë në një ishull…”/ Gazetari tallet me opozitën: Ramën pritet ta marrë një avion transoqeanik, ta çojë në Guantanamo,,,!

Gazetari Flogert Muça ironizoi skandalin e ish-agjentit të FBI-së në një intervistë për Euronews Albania.

“Pritet që të vijë nga Guantanamo, një avion transoqeanik dhe të ulet në aeroportin e Kukësit dhe të marri kryeministrin Rama ta çojë në Guantanamo sepse ai ka korruptuar FBI-në, ka korruptuar Departamentin Amerikan të Shtetit, Shtëpinë e Bardhë, ka bërë namet domethënë.

Praktikisht, kryeministri Rama sot që flasim po udhëheq botën, po drejton botën, po komandon Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mjerë ne se kemi arritur në një pikë që edhe Amerika po udhëhiqet nga ne,” – u shpreh gazetari me ironi.

Muça tha se është normale që opozita të kapet me të tillë element, siç do bënte dhe Rama po të ishte në vendin e tyre, por duhet mbajtur një qëndrim më realist dhe sipas tij dosja që është sot në Uashington është thjesht një “fije bari” pas të cilës po kapet Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT