Kreshnik Spahiu: Berisha do bojkotojë zgjedhjet, ja arsyeja

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se është duke përgatitur bojkotin e  zgjedhjeve për të shmangur humbjen.

Sipas Spahiut, nëse Basha hyn në zgjedhje me vulën dhe logon e PD, do të garojë me një koalicion me 6 parti, çka sipas  tij do ta nxjerrë PD e Berishës pa asnjë bashki nga zgjedhjet e 14 majit.

“Sali Berisha është duke përgatitur bojkotin e zgjedhjeve. Sepse do shikoni në vijim që KQZ do refuzojë listën e komisionerëve të Berishës për zgjedhjet e 14 majit dhe Berisha është duke parë variantin e 2019, që të mos hyjë në zgjedhjet lokale për të shmangur humbjen.

Berisha është njeriu më pa shtyllë kurrizore në qëndrimet politike. Njeri më të pabesë se Berisha në politikë nuk ka”, tha Spahiu.

Sipas tij, Basha do të hyjë në zgjedhje me logon dhe vulën e PD në një koalicion me parti që kanë qenë aleate të Berishës, duke çuar në asgjësimin politike të Sali Berishës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT