Lajm i mirë nga Ukraina, çlirohet ishulli pranë qytetit të Khersonit

Forcat ukrainase çliruan ishullin ‘Velykyi Potomkin’, në lumin Dnipro pranë qytetit Kherson.
Ky lajm është bërë me dije nga deputeti ukrainas, Oleksi Honcharenko përmes një postimi në llogarinë e tij në “Telegram”
Më 15 dhjetor, rusët kishin evakuuar me forcë popullsinë e ishullit, duke i çuar në bregun lindor, ku u vendosën forcat e Moskës pas tërheqjes së tyre nga Khersoni në nëntor.
Ndërkohë, më herët Ukraina thotë se ka vrarë rreth 400 ushtarë rusë në një sulm me raketa në rajonin e pushtuar të Donetskut. Raketa sulmuan një ndërtesë në qytetin Makiivka, ku mendohej se ishin vendosur forcat ruse. Sipas ushtrisë ukrainase, 300 u plagosën, përveç rreth 400 të vrarëve.