“Me Turqinë nuk do hyjmë në luftë”/ Mitsotakis flet për çështjen e detit me Shqipërinë: Do t’i zgjidhim problemet…!

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka komentuar çështjen e detit me Shqipërinë gjatë një interviste televizive nga Davos ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.
Duke folur për CNN, Mitsotakis u shpreh se vendi i tij nuk do të hyjë në luftë me Turqinë, por problemet duhen zgjidhur duke u bazuar në të drejtën ndërkombëtare, referuar këtu çështjes së detit me Shqipërinë që do të dërgohet në Hagë për vendim.
“Ne nuk do të hyjmë në luftë me Turqinë, edhe pse kemi parë shumë tensione në tre vitet e fundit. Kastellorizo është një nga ishujt e bukur grekë, kemi pasur një sezon shumë të mirë turistik në 2022, turizmi është shumë i rëndësishëm për ekonominë.
Ne duhet të diskutojmë me Turqinë si të rritur të arsyeshëm dhe të zgjidhim dilemat tona kryesore, siç është çështja e zonave detare.