Media britanike: Dua Lipa po ndërton një rezidencë miliona dollarëshe në Sarandë

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa po ndërton një rezidencë shumëmilionëshe në Sarandë. Kështu raporton sot tabloidi britanik Page Six.

Gazeta shkruan se shtëpia e re e Duas në qytetin bregdetar, që ndodhet përballë ishullit të Korfuzit, do të ketë pamje madhështore nga deti Jon.

Dua Lipa, e lindur në Britani nga prindër emigrantë shqiptarë, Anesa dhe Dukagjin Lipa, iu dha shtetësia shqiptare në nëntor nga presidenti Bajram Begaj.

Fituesja e çmimit “Grammy” ka jetuar në Kosovë me familjen e saj nga mosha 11-15 vjeç.

“Unë nuk do ta ndryshoja këtë për asgjë, sepse me të vërtetë më ndihmoi të bëhesha kjo që jam”- është shprehur Dua për origjinën e saj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT