Media britanike nuk u ‘ndahet’ shqiptarëve: 18 deri në 26 mijë euro rruga për në Angli me kamion!

Mediat britanike nuk u “ndahen shqiptarëve”. Në një artikull të botuar në “Daily Mail” tregon mënyrat sesi shqiptarët po fitojnë klientë për t’i dërguar në mënyrë të jashtëligjshme në Angli.

Media britanike nuk u 'ndahet' shqiptarëve: 18 deri në 26 mijë euro rruga për në Angli me kamion!

Sipas prestigjiozes angleze, shqiptarët vijojnë të pa shqetësuar që të reklamojnë “biznesin” e tyre në rrjetet sociale, e kryesisht në TikTok, duke treguar datat e nisjes dhe detaje të tjera.

Në artikullin e botuar së fundmi, janë shfaqur disa postime të shqiptarëve në rrjetet sociale, ku thuhet se kërkojnë deri në 18 mijë paund për kalimin e sigurt drejt Britanisë, jo me gomone, por me kamionë.

“Ndryshe nga gomonet që kanë një vëmendje të shtuar gjatë kohëve të fundit, kalimi me kamion është më i lehtë”, shkruan Daily Mail.

Një person i paidentifikuar, i ka dërguar mesazh kësaj llogarie në Tik-Tok, duke i kërkuar një udhëtim për 2 persona. Çmimi i udhëtimit është 26 mijë paund. Ndërkohë një tjetër trafikant ofron udhëtime me avion me pasaporta të falsifikuara.

Media britanike nuk u 'ndahet' shqiptarëve: 18 deri në 26 mijë euro rruga për në Angli me kamion!

Media britanike nuk u 'ndahet' shqiptarëve: 18 deri në 26 mijë euro rruga për në Angli me kamion!

Pasi i publikojnë këto postime, ato fshihen brenda disa ditësh për të humbur gjurmët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT