Meta “braktis” Lalëzin, frymëzohet nga Shkodra: Buna ngrihet dhe ulet, por kalaja e Rozafës rri lart!

Kryetari i partisë së Lirisë, ka vizituar ditën e sotme Kalanë e Rozafës në Shkodër nga ku ka publikuar edhe një foto me një mbishkrim në të cilin përfshihet edhe lumi i Bunës.
“Buna herë ngrihet e herë ulet, por Kalaja e Rozafës qëndron atje lart mbizotëruese si Zonjë e randë!”- shkruan Meta në postimin e tij ndërsa drejton gishtin drejt Kalasë së Rozafës.
Postimin kreu i Partisë së Lirisë e ka shoqëruar me thirrjet për ndryshim me çdo çmim dhe fitore në zgjedhjet lokale që do të mbahen në 14 maj.