Nesho: Nuk kemi si qëllim pushtetin, duam vetëm të shpëtojmë Shqipërinë nga Rama dhe të sjellim demokracinë

Nënkryetari i PL, Agim Nesho thotë se “kampi opozitar është mëse i kompaktësuar” madje sipas ti opozita “ka një vizion të qartë se çfarë duhet ti ndodhë në të ardhmen Shqipërisë, po lufton për rikthimin e demokracisë”.

Nesho thotë se qëllimi i opozitës “nuk është pushteti, qëllimi ynë në këto zgjedhje është rikthimi i demokracisë te populli”.

“Kampi opozitar është mëse i kompaktësuar, ka një vizion të qartë se çfarë duhet ti ndodhë në të ardhmen Shqipërisë, po lufton për rikthimin e demokracisë. Është mëse i qartë në të gjitha objektivat e tij, kërkon të zgjerojë përkrahjen.

Qëllimi ynë kryesor nuk është pushteti, qëllimi ynë në këto zgjedhje është rikthimi i demokracisë te populli, brenda partive ose ajo që është kryesorja rikthimi i referendumeve ose vendimmarrje popullore. Janë zgjedhje politike të radhës që kërkojnë rikthim të institucioneve legjitime”, tha Nesho.

“Ndeshja do të jetë shumë e pabarabartë dhe e vështirë pasi maxhoranca ka të gjitha pushtetet, por unë besoj se ka një lloj ndërgjegjësimi për fatet e Shqipërisë. Opozita të vetmen rrugë ka rrugën demokratike dhe duhet të jetë e aftë të rikthejë atë sistem që paraardhësit luftuan për ta vendosur në vitet ‘90.”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT