Ngjela zbulon pse SHBA dhe BE i bëjnë presion Kurtit për asosacionin

Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë për Euronews Albania se patriotizmi dhe politika nuk mund të ngatërrohen.
Sipas tij presioni për asosacionin po bëhet me sfond politik, ndërsa mbrojtja e Kosovës është patriotike.
“Serbët janë pushtues, kanë dashur të pushtojnë gjithë territorin, e kishin pushtuar territorin, kanë larguar miliona. Nga gjithë reaksioni serb edhe grek, gjithë reaksioni anti nesh 5 milionë shqiptarë ka eleminuar, që njihen si numër, por janë më shumë. Kosova ka qenë vendi me problemin më të madh gjenocidial, gjenocid i tmerrshëm,” – u shpreh Ngjela.
Avokati tha se nuk ka pse të pranohet asosacioni para se serbët të largohen andej nga kanë ardhur.