Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës

Botuesi Nikollë Lesi tha për “Barometri” në Euronews Albania se po të ishte gjyqtar do ia jepte Partinë Demokratike Sali Berishës.

“Nëse do isha gjyqtar PD-në do ia jepja Berishës se i takon, por mendimi pozitiv ka rënë dhe mendimi negativ është rritur. Do ia jepja Berishës se s’ke kujt t’ia japësh, ky është problemi. Doktori nuk arriti dot të përbashkojë PD-në me premtimet e mëdha që bëri,” – u shpreh Lesi.

Sipas tij Berisha nuk arriti të gjente gjuhën e konsensusit dhe solidaritetit.

Barometri në Euronews Albania ka matur vlerësimin e shqiptarëve për liderët e opozitës dhe mazhorancës.

Për kryetarin e Partisë Demokratike mendimi negativ është më i lartë se për kryeministrin me 71.8%. Ata që kanë mendim pozitiv për Berishën janë 21% dhe 7.3% nuk janë përgjigjur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT