Nuk ndalen hakerat e “Anonymous”/ Zhdukin nga interneti 40 faqe web-i të qeverisë serbe

“Anonymous” nuk ndalet. Sulmet kundër qeverisë serbe vazhdojnë nga grupi i njohur i hakerave.

Tashmë hakerat kanë njoftuar se si pjesë e fushatës “OpSerbia”, 40 faqe web-i serbe janë hequr nga interneti në 72 orët e fundit.

Para disa ditësh u sulmua faqja e ushtrisë serbe. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Anonymous i dërgoi një mesazh presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, duke e quajtur fashist.

Hakerat thonë se këto sulme ndaj Serbisë vijnë si kundërpërgjigje për tensionet në veri të Kosovës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT