Pezullohen 52 leje drejtimi, 21 persona në pranga/ Shikoni çfarë bënin shoferët që e pësuan (VIDEO)

Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar kontrollet në të gjitha akset rrugore dhe ka publikuar mëngjesin e sotëm pamjet e disa prej rasteve më flagrante, ku janë evidentuar shkelës të rregullave të qarkullimit në kryeqytet.
Bëhet e ditur se 21 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.
Ndërsa 52 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Njoftimi i policisë:
Policia Rrugore e Tiranës
Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.
??21 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.
??52 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
#udhëtomejetënnëmendje ???
#zbatorregullat???
#mbrojetën
#respektokëmbësorët ??
#STOP ?shpejtësi ?alkool?celular?