Rishi Sunak bën 5 premtime për 2023, përmend dhe emigrantët: Marrëveshja me Shqipërinë e bën më të lehtë kthimin e tyre

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak ka bërë 5 premtime për votuesit për vitin e ri 2023.

Ai është shprehur se do të përgjysmojë inflacionin këtë vit, do të rrisë ekonominë, so të sigurojë që borxhi komnbëtar të ulet, të ulë listen e pritjes në NHS dhe të miratojë ligje të reja për ndalimin e varkave të vogla, në mënyrë që njerëzit që vijnë në Britani ilegalisht të ndalohen.

Sunak tha se kjo do të arrihet pasi me Francën kanë një marrëveshje që do të rrisin me 40% më shumë patrulla, si dhe marrëveshjen me Shqipëinë që do të bëjë me të lehtë kthimin e emigrantëve në vend.

“Marrëveshja me Francën do të thotë se po bëhen 40% më shumë patrulla. Marrëveshja me Shqipërinë do ta bëjë më të lehtë kthimin atje. Nëse vijnë këtu ilegalisht nuk mund të qëndrojnë, por do të ndalohen dhe do të kthehen”, tha kryeministri britanik.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT