SHBA mund ta ndihmojë Ukrainën të rifitojë Krimenë

Ka një ngrohje nga ana e administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, se SHBA-të mund të ndihmojnë Ukrainë të rifitojë territorin e gadishullit të Krimesë, i aneksuar në shkurt 2014 nga Moska përmes një referendumi të pa njohur ndërkombëtarisht.

Për vite të tëra, Washingtoni jo vetëm nuk e ka njohur aneksimin e Krimesë, por ka këmbëngulur se gadishulli vijon të mbetet pjesë e Ukrainës.

Qëndrimi, nuk ndryshon as pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë, më 24 shkurt 2022.

Megjithatë, ka pasur një ngërç lidhur me dërgimin e armëve të duhura për të rimarrë kontrollin e plotë të Krimesë, i cili mundet edhe të zgjidhet së fundmi.

Këtë e ka zbuluar e përditshmja amerikane “New York Times”, burime të së cilës pranë administratës Biden, kanë bërë me dije se po shqyrtohet dërgimi i mjeteve tokësore të duhura, për të goditur “tempullin” rus brenda territorit ukrainas.

Kjo megjithatë nuk mund të bëhet kaq thjeshtë, duke marrë parasysh se territor të fituar nga Rusia ka edhe në jug të Ukrainës dhe lindje, ku thuajse i gjithë Donbassi sheh tashmë forca ruse në kontroll të territorit, me përjashtim të pjesës perëndimore të Donetskut.

Mbi të gjitha në termat teknikë kur për Washingtonin, qëndrimi nuk nrdryshon: Krimea i përket Ukrainës.

Pyetja që në Amerikë i shtrojnë vetes gjithsesi, më së shumti lidhet me faktin nëse Forcat e Armatosura të Kievit mundet ose jo t’ia arrijnë të kenë fuqinë e duhur ushtarake për ta ndërmarrë misionin.

Me rezistencën e bërë ndaj Moskës, ata e kanë treguar qartë se janë shumë të fuqishëm ushtarakisht.

Por, sulmi është tjetër gjë. Në këtë aspekt gjithsesi, mund të ndihmojë fakti që disa territore në jug dhe lindje të vendit, i kanë rifituar së fundmi ndaj pushtuesve rusë.

Kthimin e Krimesë në identitet, e kërkon edhe vetë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Mirëpo njëkohësisht, ai e ka krituar Gjermaninë, për hezitimin në dërgimin e tankeve Leopard në Kiev, për t’u mbrojtur.

Vetë Berlini, ka bërë me dije se hapin do ta marrë, nëse Amerikanët dërgojnë po ashtu armatime të ngjashme, ku këta të fundit, kanë filluar dërgesat edhe të sistemeve anti-raketore Patriot në Kiev.

Nëse në ekuacion më pas futen edhe tanket franceze Leclerc, vendimi do të jetë thuajse i marrë tërësisht.

Ukraina, duhet të luftojë për marrjen e Krimesë, me ndihmën e NATO-s, por pa përfshirjen e saj direkte në lojë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT