Si funksionojnë tanket Leopard dhe pse Zelensky insiston që t’i ketë ato?

Refuzimi fillestar i Gjermanisë për të furnizuar Ukrainën me tanket Leopard shkaktoi kritika, ironi në internet dhe shpjegime se pse ato janë kaq të rëndësishme.
Perëndimi – kujton eksperti Gustav Gressel – së pari garantoi armët për të mbajtur pushtuesit.
Më pas dërgoi artileri dhe raketa me rreze të gjatë veprimi, të “sintetizuara” me një term: Himars.
Tani, Kievit i duhen pajisje që lejojnë manovra të kombinuara, të zgjatura, në koordinim me këmbësorinë, automjetet e blinduara, dronët.
Qëllimi është çlirimi i territoreve.
Tanku ka fuqi të konsiderueshme zjarri, është i shpejtë, ka pajisje që lejojnë luftime natën dhe mund të garantojë një avantazh në duelet me armikun me saktësi më të madhe të qitjes.
Konsumon më pak se Abrams-i i SHBA-ve dhe oficerët e rezistencës kanë bërë kërkesë për të paktën 300 automjete dhe shifrat në bazë të arsenaleve janë aty.
Humbjet në luftë, një faktor
Gjatë samitit të donatorëve në Ramstein, u rishfaq drama e të rënëve në betejë. Shefi i Shtabit të SHBA-ve, Mark Milley, pretendoi se Moska kishte humbur mbi 100 mijë burra (të vdekur dhe plagosur).
Analistët nga Instituti për Studimin e Luftës vlerësojnë se janë 188 mijë, nga këta 47 mijë të vrarë.
Arsyet janë të shumta: gabimet dhe vështirësitë në muajt e parë të operacionit, taktikat vetëvrasëse të përdorura nga Wagner në Frontin Lindor, goditjet e Himars dhe topat e rëndë.
Gjenerali Milley, megjithatë, kujtoi se si edhe Ukraina i sheh ushtarët e saj të zhdukur. Numri mbetet sekret, por edhe për Kievin flitet për rreth 100 mijë të vdekur dhe të plagosur.
Çmimi – sipas inteligjencës gjermane – është gjithmonë shumë i lartë për Bakhmutin, me qindra viktima çdo ditë.
Pushtuesit kanë nisur një sulm në sektorin e Zaporizhzhisë dhe po pretendojnë suksese të kundërshtuara nga ukrainasit.
Këta të fundit do të kishin fituar pozicione në rajonin Kremmina-Svatove, ku po përpiqen të arrijnë një linjë të rëndësishme komunikimi.
Marrë nga “Corriere Della Sera”, përshtatur për Albanian Post