‘Si u zbërthyen nënë e bir që vidhnin banesat në Tiranë’, Karamuço: Ata u përgjuan

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço zbuloi për emisionin ‘Revieë’ në Euroneës Albania se si policia zbuloi vjedhjet që kishte bërë pastruesja Rozeta Dobi së bashku me të birin në shtëpi të ndryshme të Tiranës.

Ai tha se ata ishin në përgjim nga autoritetet, ndërsa tregoi dhe deklaratën që bëri 23-vjeçari me të ëmën ku i tregoi se ku i kishte të fshehura paratë që u sekuestruan nga policia.

“Minimalisht Spartak Dobi duhet të merret si deklarues aty, dhe pastaj pse jo të hetohet. Në shtëpi përveç parave dhe florinjve duhet të ketë dhe sende të tjera. Të gjitha këto duhet të ekspozohen. Ata mund të dënohen 3 deri në 15 vjet.

Nga deklarimet që janë marrë dhe çfarë është fiksuar nga teknikat e përgjimit, nëna i thotë djalit rri ti në burg se do dal unë. Aty kanë filluar dyshimet sepse djali i thotë nënës rri ti se me aq sa kemi ne andej ta mbyllë dhe ty punën. Këtu është kuptuar se ka më shumë para se nga ato që janë gjetur. Përgjimi ka vijuar më pas, ku i thotë se paratë i kemi në shtëpi lart. Kjo e ka çuar policinë që të kontrollonte atje shtëpinë. Këto kanë qenë indiciet që e kanë çuar policinë atje.”- tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT