Sistemi i lojës, si pritet të luajë Kombëtarja kuqezi me Silvinjon

Me ardhjen e Silvinjos në krye të stolit kuqezi, pritet që të ndryshohet edhe sistemi i lojës.

Deri tani, Shqipëria ka aplikuar një 3-5-2 për më shumë se 3 vite e gjysmë me ish-trajnerin italian Edi Reja.

Ndërkohë me nisjen nga puna, braziliani mendohet që të luajë me një vendosje 4-2-3-1.

Një skemë sulmuese e 48-vjeçarit, me të cilën ka përdorur ato pak ndeshje te Lioni dhe gjatë një sezoni te Korinthiasi në kampionatin brazilian.

Këtë sistem loje Silvinjo pritet të aplikojë edhe në ndeshjet e Kombëtares shqiptare.

E para mund të jetë një takim miqësor në muajin mars, pak ditë para nisjes së fushatës kualifikuese

Back to top button
LAJMET E FUNDIT