Skandali i mbetjeve në “inceneratorin” e Tiranës, Berisha: Miliona euro për t’i groposur, nuk bëhet diferencimi

Kryetari i PD Sali Berisha ka akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama, për skandalin e mbetjeve që ka bërë publik ditët e fundit Partia e Lirisë. Pavarësisht se qytetarët i diferencojnë plehrat, kamionët i groposin në Sharrë dhe nuk bëjnë seleksionim.

“Çështje e parë dhe më kryesore është çështja e djegësave dhe organizatës kriminale të kryesuar nga Edi Rama për këtë aferë. Ju patë, këto ditë, se si të gjitha plehrat, mbetjet, dheu, inertet, në kundërshtim flagrant me kontratën, nuk seleksionoheshin, në kundërshtim me betimin solemn të atij që nuk ka as besë dhe as moral, se aty po bëhet një mrekulli, thoshte Edi Rama, e patë se aty vazhdonte praktika e 25 viteve më parë, e groposjes. Pavarësisht se ka një kontratë që përcakton gjithçka ndryshe.

Në fakt, aty nuk po groposoheshin, por aty po groposej sistemi i drejtësisë dhe shteti ligjor. Në ata kamionë që shkarkonin plehrat në një gropë të vjetër, aty groposej dhe varrosej SKAP-i i partisë dhe sistemi i drejtësisë në tërësi.

Ndonëse prej dy vitesh është deklaruar me dhjetëra herë se qytetarët e qarkut të Tiranës, paguajnë 29 euro për çdo ton pleh, pa llogaritur transportin, kjo tarifë e cila në kontratë parashikohet për djegie. Kurse për depozitim ka një tarifë prej 11 eurosh.

Prej vitesh, Edi Rama, Erion Veliaj, presin euro, vjedhin çdo ditë dhjetëra-mijëra euro. Në total, diferenca prej 18 eurosh për çdo ton, shkon dhe depozitohet në kontot offshore të këtyre dy hajdutëve të paimagjinueshëm”, u shpreh ndër të tjera Sali Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT