Skënder Brataj zbulon shenjat treguese të variantit të ri të COVID

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha në një intervistë për Euronews Albania se COVID-19 vazhdon të hapë probleme.

XBB dhe BQ11 janë dy variantet e reja të COVID.

“XBB 1.5, simptomat dhe sëmundja nuk kanë shumë ndryshime sa i përket shfaqjes. Të dy variantet janë kineze, nënvariante të Omicron, pra nuk është shtam i ri,” – u shpreh Brataj.

Mjeku tha se nga COVID ne jemi te imunizuar, por problem janë variantet e reja.

Por ku ndryshojnë gripi nga COVID?

Gripi siç tha mjeku, ka shfaqjen e menjëhershme të temperaturës së lartë e cila shoqërohet ose me kullim hundësh dhe dhimbje koke, ose me dhimbje muskulare.

Te fëmijët, sqaroi Brataj, shoqërohet dhe me diarre ose të vjella.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT