TRAGJIKE/ Aksidenti i rëndë në rrugën e Arbrit, mes viktimave dy vëllezërit (EMRAT)

Dy vëllezër janë viktimat e aksidentit të rëndë, të ndodhur ditën e sotme në rrugën e Arbrit.

Mësohet se dy viktimat janë identifikuar si Kujtim dhe Murat Dehari. Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, kanë humbur jetën 3 persona dhe kanë mbetur të plagosur 4 të tjerë.

Sakaq, në vendngjarje ndodhen dy ambulanca dhe një zjarrfikëse, si dhe policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT