U dëmtua në 2019, busti i Kolonel Thomson rikthehet në qendër të Durrësit, reagon ambasadori

Busti i Kolonelit Thomson është rikthyer sërish në qendër të qytetit të Durrësit pasi në vitin 2019 ai u dëmtua si pasojë e tërmetit.
Ka qenë vetë ambasadori i Holandës në vendin tonë, ReinoutVos, i cili përmes një postimi në “Twitter” ka bërë me dije se busti i Kolonelit është rivendosur në hapësirën publike.
Gjithashtu ambasadori i ka shprehur falenderime edhe kryebashkiakes së Durrësit, Emirjana Sako, të cilët së bashku me ekipin e saj gjetën këtë pikë të bukur në bulevard për bustin e Kolonelit
“Koloneli Thomson, oficeri holandez që vdiq në Durrës në vitin 1914 në mbrojtje të pavarësisë së Shqipërisë, është rikthyer në hapësirën publike. Një falenderim i madh për kryebashkiakun Sako dhe ekipin e saj, që gjetën këtë pikë të bukur për të në bulevard!”, shkruan ai.