U lodhët shumë për të gjet një “Zylyf”?

Nga Edmond Sufaj
Duhet të ketë qënë mundim i madh për dy muaj radhazi, kërkimi për trajnerin e kombëtares.
Nuk e shkarkuan Rejen dhe ti shfrytëzonin ndeshjet miqësore me trajner, sepse ishte e vështirë të gjenin trajnerin e “duhur” në atë kohë.
Madje nuk bënë asnjë falenderim ndaj tij që i shërbeu për tre vite. Nuk bënë asnjë analizë se ku ndodhet kombëtarja pas tre vitesh! Por në Dubai u kristalizuan idetë pa analiza. I eci fati pronarit.
Atje gjetën “Zylyfin”, i cili mesa duket është njeriu i “duhur”. Jo vetëm ia dolën por gjetëm një brazilion.
Duke parë Brazilin atje, pronari vendosi që Shqipëria të bëjë cirk në fushë me “Zylyfin” në krye, se mjaft u lodhëm duke fitu me pak gola. Për të pas dhe pak shije kampionësh bote morën dhe një argjentins. Hajde kombinim, hajde.
E ç’rëndësi ka kjo. Rëndësi ka që tani do kemi spektakël në fushë, gola pa fund, ku dhe mbrojtësit do të trasformohen si sulmusa klasi.
Mjerë Polonia, kundërshtari i parë që do ndeshemi për kualifikueset e Europianit
Mjerë ata se çfarë do heqin ndaj Shqipërisë së “Zylyfit”…