Ushtarakët ukrainas shkojnë në SHBA, do stërviten për të përdorur sistemin e raketave Patriot

Ushtarakët ukrainas do të fillojnë të stërviten për përdorimin e sistemit raketor Patriot në Shtetet e Bashkuara që në javën e ardhshme. Programi i trajnimit do të zhvillohet në Fort Sill në Oklahoma, ku SHBA zhvillon trajnimin e vet për sistemin avancuar të mbrojtjes ajrore.

Fort Sill është një nga katër vendet bazë të trajnimit të Ushtrisë dhe shtëpia e shkollës së artilerisë fushore të shërbimit, e cila ka trajnuar anëtarët e shërbimit për më shumë se një shekull.

Trajnimi për ukrainasit në sistemin kompleks pritet të zgjasë “disa muaj”, tha Laura Cooper, zëvendës-ndihmës sekretarja e mbrojtjes për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë. “Unë nuk do të jem në gjendje t’ju jap një afat kohor specifik për përfundimin e trajnimit.”

Kjo vjen pasi sekretari i shtypit i Pentagonit, Brig. Gjenerali Pat Ryder tha të enjten se SHBA po shikonte një sërë opsionesh se ku të zhvillohej trajnimi i raketave Patriot “për të përfshirë trajnime të mundshme këtu në SHBA, jashtë shtetit, ose një kombinim të të dyjave.”

SHBA njoftoi se po i dërgonte Ukrainës sistemin raketor Patriot në fund të dhjetorit kur presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky vizitoi Uashingtonin dhe u takua me Presidentin e SHBA Joe Biden. Gjermania kohët e fundit njoftoi se po i dërgonte Ukrainës një sistem të dytë raketor Patriot nga inventari i saj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT