Vdes në rrethana misterioze aleati kryesor i Putinit, dalin detajet

Ish-kryeministri i Dagestanit Magomed Abdulayev 61-vjeç, ka vdekur pasi është përplasur nga një makinë. The Sun shkruan se 61-vjeçari ishte figura e një prej elitarëve pranë regjimit të presidentit rus Vladimir Putinit. Ndërsa theksohet se vdekja e tij ka ndodhur në rrethana misterioze.

Abdulayev ishte kryeministër i rajonit të pasur me naftë Dagestan nga viti 2010 deri në vitin 2013 dhe u emërua kur Medvedev ishte nominalisht në krye të Kremlinit. 

Ata e kishin njohur njëri-tjetrin që kur ishin studentë të diplomuar në Universitetin Shtetëror të Shën Petersburgut, thonë raportet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT