Video/ Daily Mail “jehonë” shqiptarëve: Bëjnë “fushatë” reklamash në TikTok për udhëtimet ilegale drejt Britanisë

Kalimi ilegalisht drejt Mbretërisë së Bashkuar, pavarësisht se është kthyer në shqetësim kombëtar, shqiptarët vijojnë të pashqetësuar të ofrojnë “shërbimin” e tyre.
Daily Mail ka publikuar një artikull, ku shkruan se shqiptarët vijojnë aktivitetin e tyre, teksa reklamojnë në rrjetin social TikTok udhëtime 100% të sigurta drejt Britanisë.
Në rastin konkret, trafikantët shqiptarë kërkojnë deri në 18 mijë paund për kalimin e sigurt drejt Britanisë, jo me gomone, por me kamionë.
Media britanike shkruan se ndryshe nga gomonet që kanë një vëmendje të shtuar gjatë kohëve të fundit, kalimi me kamion është më i lehtë.