VIDEO/ Duke folur në gjuhën serbe, Albin Kurti uron besimtarët ortodoksë për Krishtlindjen

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar ditën e sotme besimtarët ortodoksë për festën e Krishtlindjes.
Me anë të një videoje në gjuhën serbe, Kurti uron paqe e mbi të gjitha një bashkëjetesë sa më të mirë të komunitetit serb dhe atij kosovar në Kosovë.
“Në kohën e festave të fundvitit, kur festojmë paqen, dashurinë dhe shpresën, të gjithë besimtarëve të besimit ortodoks ju uroj Krishtlindjet. Ju uroj që festat t’i kaloni në paqe dhe mirëqenie, së bashku me të gjithë më të dashurit tuaj dhe me fqinjët tuaj në Kosovë. Çdo ditë të vitit të ri, le të punojmë fort dhe me ndershmëri, me motivim të ndërsjellë për bashkëjetesë dhe mirëkuptim, për drejtësi dhe falje, sepse me këto vlera, së bashku inkurajojmë një të nesërme më të mirë. Krishtlindje të lumtur dhe të bekuar!”- ka thënë Kurti.