Zëdhënësi i Berishës takon autorin e librit “Rrumpalla” kundër Doktorit

Alfred Lela, zëdhënësi dhe këshilltari mediatik i Foltores, ka takuar në Boston të SHBA, aty ku dhe ka jetuar dikur, gazetarin e shkrimtarin e njohur me origjinë shqiptare Peter Lukas.

I cili, përveçse një karriere të pasur në gazetari dhe letërsi, ka shkruar dhe disa libra për Shqipërinë.

Një nga këto është libri “Rrumpalla”, ku me këtë metaforë përmbledh të gjithë konceptin dhe modelin që krijoi Sali Berisha në krye të shtetit shqiptar.

Pëerfundimin e Lukasit, duket se e kupton edhe Lela, i cili në postimin e tij shkruan:

“Me gazetarin dhe autorin Peter Lucas dje ne shtepine e tij ne Westord. Ndoshta duhet ta shkruaj biseden me te per ngjarjet ne Amerike dhe Shqiperi.

Si nje reporter veteran i shtypit te Bostonit ai ka gjithmone dicka per te nxjerre dhe mesuar nga pervoja me ngjarjet dhe njerezit”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT