Zgjedhjet lokale/ Meta: Opozita triumfon në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Partia e Lirisë do jetë faktor vendimtar

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet i bindur se opozita do të fitojë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Meta ka publikuar në rrjete sociale një deklaratë nga konferenca e sotme, ku shprehet se Partia e Lirisë do jetë faktor vendimtar për të realizuar ndryshimin e shumëpritur nga qytetarët.

Ish-Presidenti thotë se PL-ja do jetë faktor kyç për triumfin e Belind Këlliçit në Tiranë, Igli Carës në Durrës dhe Luçiano Boçit në Elbasan.

Postimi i Ilir Metës:

Partia e Lirisë do të jetë një faktor vendimtar për të realizuar ndryshimin e shumëpritur nga qytetarët kudo në të gjithë Shqipërinë, nga Tropoja në Sarandë. Do të jetë sidomos një faktor shumë vendimtar për triumfin e superkandidatëve, Belind Këlliçi në Tiranë, Igli Cara në Durrës dhe Luçiano Boçi në Elbasan.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT