“Zuckerberg dhe Musk t’i ndalojnë aksesin qeverisë Rama në rrjetet sociale”, Meta mbështet thirrjen e Berishës

Mbrëmjen e sotme kryetari i  Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka drejtuar një letër me shkrim Mark Zuckerberg dhe Elon Musk dhe platformave të tjera, që të heqin aksesin e qeverisë së Edi Ramës për shkak të abuzimit me platformat e tyre globale.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkruar përmes një postimi  në Twitter se mbështet thirrjen e Sali Berishës drejtuar dy pronarëve më të mëdhenj të platformave sociale.

Theksojmë se Berisha deklaroi sot se Rama po terrorizon administratën publike, duke i detyruar që të bëjnë like dhe komente.

“Unë mbështes thirrjen e @sali_berishës_lideri i Partisë Demokratike, drejtuar #MarkZuckerberg@elonmusk &Platforma të tjera mediatike online për të kufizuar guvernatorin e Edi Ramës. akses për shkak të praktikave të kryera prej tyre në kundërshtim me standardet dhe rregulloret e platformave të tyre globale”, shkruan Meta.

Më herët Berisha publikoi në anglisht thirrjen e tij për pronarët e dy prej platformave më të mëdha sociale, Facebook dhe Twitter.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT