Agron Çela i përgjigjet deputetes së Berishës: Gratë e Shkodrës po përkrahin altetnativën më të mirë

Në Shkodër po zhvillohet një fushatë reale për zgjedhjet e 14 majit. Pas polemikës mbi takimin e grave të organizuar nga PS në qytet, ka reaguar edhe deputeti Agron Çela. i cili ka replikuar në distancë me deputes së Berishës, Gerta Bardeli Gjoni. E cila ka akuzuar mazhorancën se po zhvillon takime me njerëzit me fondet publike.
“Kënaqësi te kalonim dje nje dreke me grate dhe vajzat e Partise Socialiste te Shkodres, ne shenje mirënjohje për kontributin qe kane dhënë dhe japin ne përkrahje te alternatives me te mire për Shkodrën. Optimizëm, besim dhe përkushtim për te bere gjithçka qe Shkodra te jete me e bukur, me entuziaste, me rrezatuese, me e qeshur dhe me te vërtetë zonje!
Këto i dalloja qarte tek secila nga këto gra e vajza qe e duan Shkodrën si shtëpinë e tyre, se ne te vërtete Shkodra është shtëpia jone e pare! Kaluam një dreke mbreselenese shoqëruar me një bashkëbisedim shume te vlefshem dhe pse jo, edhe me një atmosfere te veçante festive! Kështu, bashkërisht edhe ne gëzime, edhe ne angazhimin për Shkodrën tone te përbashkët, me besimin e palëkundur se do t’ia dalim suksesshëm!
Ju falënderoj me zemra!”, Shkruan Agron Çela.
TemA