Alizoti: Rama është frikacak e burracak, ai nuk merr vesh nga politika. Mendon se është superstar

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti e ka konsideruar kryeministrin Edi Rama si një njeri frikacak pasi shmangu debatin politik në Parlament për çështjen “McGonigal”.
Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, Alizoti deklaroi se nuk lihet bosh karrigia e kryeministrit në Parlament, kur opozita kërkon interpelancë me të, për një çështje që dyshohet se është i përfshirë vetë ai.
Duke u nisur nga kjo sjellje, deputeti demokrat thotë se Rama nuk është mentalisht i përgjegjshëm për të mbajtur postin e kryeministrit, pasi po braktis detyrën.
Alizoti: I ka mbetur vetëm fjala Parlament po s’ka ngelur asnjë element që e përkjufizon si të tillë. Në dy seancat e fundit, kryeministri zgjodhi të mos jetë kryeministër. Nuk mund të lësh karrigen e kryeministrit bosh sepse je trembur. Edhe në kohën e monarkive, grupi i Senatorëve detyronin monarkun të vinte në debat. Një politikan me nivel të lartë duhet të përballet, dhe nuk mund të fshihet. Unë e dija që ishte frikacak, por në këto dimensione nuk e mendoja kurrë. E shoh mentalisht jo përgjegjës për të qenë kryeministër.
Kur thirret për një interpelancë thirret i pari i vendit. Edhe si një njeri zyrtar, kam humbur çdo lloj respekti. Është njeri frikacak, nuk është për kryeministër. Nuk lihet karrigia e kryeministrit bosh në Parlament, është burracak. Duhet të vijë kryeministri të përgjigjet në interpelancë.
Nuk kam asnjë shpresë. Opozita bën detyrat e saj. Në demokraci, qeveria përgjigjet. AI e ka lënbë Parlamentin. Është për të qeshur dhe për të qarë. Për hir të detyrës që kanë, është braktisja në detyrë. Ka lënë detyrën. Si mund të përjashtosh kolegët që kërkojnë kryeministrin në seancë. Skandali është me kryeministrin.
Është braktisje në detyrë, është burracak. Krizën më të madhe në këto 30 vjet, me të gjithë problemet që ka demokracia në Shqipëri, këtë s’e ka bërë askush. Është kapiteni i një anije që ka ikur i pari dhe ka lënë ekipin e vetë. Nnë kryeministër, në kohë paqem, nuk është vetëm për të dhënë tendera.
Sipas deputetit demokrat, Rama është një person i “show-ut” mediatik dhe se i ngjan shumë këngëtares Lady Gaga.
Alizoti: Shoqëria shqiptare ka probleme të thella me demokracinë. I pëlqen më shumë të argëtohet, të shohë një cirk, se sa të merret me ekzistencën e saj. Po të ndodhte kjo në botë, do ishte bërë nami. Nuk mund të thoshte kryeministri nuk do vij në Parlament. Rama është një personazh i prodhuar nga media. Nuk përmban asnjë esence politike. Këto gafa që bën ai, është sepse nuk e njeh politikën thellë. Është një njeri që përngjan me Lady Gagën. Njeri i cirkut. Edhe media duke e bërë një njeri superstar, ai e financon. Media në demokraci është shumë dominante. Demokracia jeton nga lajmi i keq. Ato që rrezikojnë kryeministrin, ata rrezikojnë ekzistencën.
Çfarë do ketë ndryshe protesta e 11 shkurtit?
Alizoti: Nuk ka pasur mbledhje se si do vazhdojë protesta. Po të shohësh, protesta është përshkruar si një zemërim. Protesta është zemërim. Nëse njerëzit në këtë vend, ose në botë, ka një skandal, ndodh sepse është një zemërim i momentit. Demokracia jeton me protesta. Demkracia është një sistem që është tërë kohës i rrezikuar.