Balla: Protesta bëhet kundër drejtësisë, u njoftua ditën kur Shkëlzeni u thirr në SPAK!

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Taulant Balla, komentoi nga Fieri protestën e opozitës sot në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit. Balla u shpreh se Berisha e Meta nuk i marrin dot shqiptarët për budallenj për hallin e tyre.
Ai foli edhe për kërkesën për komision hetimor për çështjen ‘McGonigal’.
“Ju e keni se si deputetë të PD-së edhe pse ishin jashtë Shqipërisë kishin firmosur me emër mbiemër, pa qenë këtu. Këta e kanë problem të madh këtë çështjen e firmës dhe vulës, Çështje e tyre, ne nuk ndërhyjmë dot.
Kuvendi i Shqipërisë do t’i shkojë deri në fund një hetimi etik dhe penal se si guxojnë që deputetë, njëri kandidat për kryebashkiak në Tiranë, që edhe emrin ia kanë shkruar gabim, nuk del të thotë. Këta që falsifikojnë firmat dhe vulat e njëri-tjetrit nuk kanë qasje për t’u shëruar. Këtyre shqiptarët duhet t’i japin një mësim siç duhet më 14 maj. Dhe ne do t’ia japim”, tha Balla nga Fieri.