Berisha flet për planin e nesërm: Revolucioni na thërret, nesër të gjithë para Kuvendit

Një ditë pas protestës para kryeministrisë, Sali Berisha thotë se do të vijojë me protestat për të sjellë ‘revolucionin’.
Berisha ka ndarë ditën e sotme një video nga protesta dhe shkruan se ditën e nesërme do të mblidhen sërish në protestë përpara Kuvendit.
“Revolucioni na fton! Nesër, 13 shkurt ora 17.00, të gjithë para parlamentit”, shkruan Berisha.
Berisha dhe Meta premtuan se do sillnin në shesh 100 mijë njerëz, për atë që ata e quajtën nisja e një revolucioni. Por siç dukej edhe nga pamjet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u panë më pak se 10 mijë vetë, që në fund pas dy orësh fjalime, hodhën tymuese e kapsolla para godinës së kryeministrisë.
Sali Berisha me 2 non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe e thirri protestën me pretendimin se do rrëzojnë kryeministrin Rama, siç e quan ai për skandalin McGonigal. Por siç u pa kishte parulla kundër SHBA.