Berisha nuk njef kufinj me akuzat: Vrasësit e 22-vjeçares nga Kenia fshihen në Qeveri

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka hedhur sërish akuza të rënda në drejtim të eksponentëve kryesorë të mazhorancës.

Ai thotë se vrasësit e kenianes 22-vjeçare Joy Ayoko fshihen në qeveri dhe këtë e justifikon me akuza të tjera për Taulant Ballën.

“Në qeveri fshihen vrasësit e Kenianes. Ndonjëri që çuditet i them që të shikojnë pak atë kriminelin Taulant Balla. E kam denoncuar 10 herë. Vendi i tij është në burg si trafikant femrash. Prandaj ata e fshehin historinë Xhoit. Ai është denoncuar nga diplomatë të huaj se ka nxjerrë viza për prostituta moldave për të ardhur në Shqipëri. Fatos Nano në vend ta çojnë në prokurori e bëri këshilltar. Ai është denoncuar se ka porositur vrasje”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT