Berisha-protestuesve: Edhe po u arrestuat mos u trembni, kur të vij në pushtet do t’ju amnistoj

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me ndalimin e disa pjesëmarrësve në protestën e zhvilluar dje në Tiranë.
Sekretari për të Drejtat e Njeriut, Bislim Ahmetaj ka deklaruar se PD u garanton të ndaluarve dhe familjarët e tyre se nuk do të përballen me asnjë pasojë juridike.
Ai ka shtuar se do të merren masat për mbrojtjen e tyre publike dhe juridike dhe se po u dënuan, do amnistohen kur të vijë PD në pushtet.
“I garantojmë të ndaluarit dhe familjarët e tyre, se asnjë pasojë juridike nuk do të rëndojë mbi ta dhe se Partia Demokratike do të marrë të gjitha masat për mbrojtjen e tyre publike dhe jurdike.
Partia Demokratike sapo të vijë në pushtet do të amnistojë çdo penalizim që do t’u bëhet pjesëmarrësve në protestat e opozitës.” – u shpreh Ahmetaj.