Berisha refuzoi pjesëmarrjen e Alibeajt, ja 3 deputetët që do bojkotojnë protestën: Ai s’na vë dot kushte

Tre deputetë të Partisë Demokratike nuk do të marrin pjesë në protestën e thirrur ditën e nesërme nga Sali Berisha.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se bëhet fjalë për Ferdinand Xhaferrajn, Kreshnik Çollakun dhe Agron Gjekmarkajn.

“Unë kisha deklaruar nisur nga skandalet e qeverisë që do marrë pjesë në protestë. Por sot pashë zotin Berisha që vuri kushte duke kërkuar që kryetari i grupit parlamentar z. Alibeaj nuk pranohet në proteste.

Z. Berisha nuk mund të na diktojë qëndrimet dhe nuk mund të bashkëpunojë duke na vendosur kushte. Duke përjashtuar kryetarin e grupit synohet të shkrihet ekzistenca jonë dhe parimet që jemi ndarë deri më tani. Unë nuk do marr pjesë në protestë”, ka shkruar Ferdinand Xhaferraj.

“Bashkohem me qëndrimin e Ferdinantit. Përjashtimi i deputetëve me emra të përveçëm nga pjesëmarrja është provokim për te gjithë ne”, ka shkruar Kreshnik Çollaku.

“Unë nuk kam dhënë ndonjë konfirmim që do jem ndaj e kam shumë më të thjeshte për të mos qenë”, ka shkruar Agron Gjekmarkaj./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT