Berisha s’i ndal akuzat ndaj SHBA: Kim dhe Palmer prisnin me padurim fitoren e Ramës

“Yuri Kim dhe Matthew Palmer prisnin me padurim fitoren e Edi Ramës”. Kështu u shpreh Sali Berisha në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike.

“Me çfarë meritash? Se e shndërroi Shqipërinë në narkoshtet? Që nxori të dhënat private të qytetarëve dhe ia dha partisë së tij? A ishin të paguar nga Edi Rama apo jo, nuk e di, por realiteti është ky dhe ne duhet ta themi në sy realitetin. Çdo shqiptari, u luajt me fatet e tyre.

Askush nuk e përcakton fatin më shumë se vota. Ky qëndrim u mbajt vetëm për të shtypur opozitën shqiptare dhe për të ndihmuar një regjim kleptokratik, një narkoregjim”, tha Berisha.

“Ndaj, e konsideroj jetik këtë dialog, shtëpi më shtëpi, derë më derë, me çdo qytetar, pavarësisht bindjeve të tij politike”, shtoi kreu demokrat.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT