Berisha sulmon ashpër SPAK: Ka ikur në drejtim të paditur, është SKAP!

Kreu i foltores Sali Berisha ka sulmuar ashpër prokurorinë speciale antikorrupsion, e cila ka nisur hetime ndaj tij, djalit dhe dhëndrrit. Në një postim në Facebook, Berisha pyet nëse SPAK është gjallë, referuar mosnisjes së hetimeve për këtë çështje. Berisha shton se Rama korruptoi FBI-në, tentoi të ‘vrasë’ opozitën dhe minoi demokracinë, por për të s’ka asnjë hetim.
“Korruptoi FBI-në, tentoi të vras opozitën dhe minoi demokracinë. A është gjallë Spak? Jo, jo është Skap!”- shkruan Berisha.