Berisha thirrje për hetimin e Ramës: Korruptoi FBI-në, tentoi të vras opozitën, a është gjallë SPAK?

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sërish Prokurorinë e Posaçme Anti-korrupsion. Përmes një postimi në Facebook, në të cilin ndalet tek çështja e agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.
Berisha sulmon SPAK duke pyetur nëse është gjallë apo jo, pasi sipas tij Rama ka arritur të korruptojë zyrtarin e FBI-së për të ‘vrarë’ opozitën dhe ka minuar demokracinë, por ‘SKAP’, siç ai e quan ende nuk ka nisur një hetim për kryeministrin.
“Korruptoi FBI-në, tentoi të vras opozitën dhe minoi demokracinë. A është gjallë Spak? Jo, jo është Skap”, shkruan Berisha.