“Dhuro për popullin turk”, Veliaj thirrje qytetarëve të mbështesin familjet e goditura nga tërmeti

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i ka bërë thirrje qytetarëve të ndihmojnë popullin turk në këtë situatë të vështirë pas tërmetit të së hënës.

Veliaj shkruan se të gjithë ata që duan të dhurojnë materialet e nevojshme për qytetarët në nevojë duhet të drejtohen te çadra e dhurimit e cila është vendosur pranë Bashkisë së Tiranës

“Mbështesim popullin turk në këto momente të vështira!

Dhuro për popullin turk – Çadra e dhurimit ndodhet pranë Bashkisë së Tiranës”, shkruan Veliaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT