Ekipi nga Kosova bën mrekullinë, shpëton 3 vjeçaren nga rrënojat në Hatay (VIDEO)

Ekipet e kërkim shpëtimit nga Kosova kanë arritur të shpëtojnë një vajzë 3 vjeçare që gjendej nën rrënojat prej një jave në Hatay, Turqi.

Lajmi i mirë u konfirmua nga vetë ekipet e kërkimit përmes një videoje të postuar në Facebook, në të cilën shihen pamje nga momenti i shpëtimit të vogëlushes.

Prej ditësh ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat. Ndërkohë deri më tani raportohet se numri i viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri ka shkuar në 41,132.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT