Foto duke darkuar me Agron Nezën, Meta “flet” me heshtje

Ilir Meta nuk komentoi në daljen e tij publike ditën e sotme, foton e publikuar një ditë më parë me Agron Nezën i identifikuar si personi A në dosjen McGonigal.

Edhe pse nga zyra e shtypit u njoftua për një konferencë për mediat, Meta nuk u la vend pyetjeve, ndërsa lexoi vetëm deklaratën e përgatitur për protestën e nesërme, ku bëri thirrje me teza të tjera për të marrë pjesë në protestë.

“Jam i bindur se populli i Shqipërisë do jetë nesër në shesh për të kërkuar llogari. Edi Rama më mirë se kushdo tjetër e ka të qartë se llogaridhënies nuk i shmanget dot se populli s’do lejojë askënd të luajë më me fatet e tij.

Shmangia e llogaridhënies e transparencës me shpresën e mjerë se do shpetoje, iluzion i një të mbyturi që kapet pas fijes së barit. Populli është ai që jep pushtet por edhe ia heq atij që e përdor për të grabitur paratë e popullit dhe interesat kombëtare.

Populli jam i bindur se e ka marë vendimin, s’mund të lejojë kurrë që Rama të vijojë të trajtojë zyrën e kryeministrit si cerdhe mafioze ku ndahen paratë dhe pasuritë e shqiptarëve, për korrupsion politik, financar pa fre.

Populli ka vendosur që Edi Rama të largohet një orë e më parë si një mafioz i provuar dhe me fakte dhe i korruptuar që s’ka asnjë lidhje mje postin e kryeministrit”, u shpreh Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT