Gati një vit nga pushtimi Ukrainës, gjenerali amerikan: Rusia ka humbur, NATO është më i bashkuar se kurrë

Më 24 shkurt bëhet një vit që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës dhe Rusia ka “humbur strategjikisht, operacionalisht dhe taktikisht”, ka thënë nga Brukseli këtë të martë gjenerali i lartë amerikan Mark Milley.
“Putin mendoi se mund ta mposhtte shpejt Ukrainën, të thyente aleancën e NATO-s dhe të vepronte pa u ndëshkuar. Ai e kishte gabim”, tha gjenerali më i lartë amerikan.
“Ukraina mbetet e lirë, ato mbeten të pavarura. NATO dhe ky koalicion nuk ka qenë kurrë më i fortë, dhe Rusia tani është një pari globale. Dhe bota mbetet e frymëzuar nga guximi dhe qëndrueshmëria e Ukrainës. Me pak fjalë, Rusia ka humbur – ata kanë humbur strategjikisht, operacionalisht dhe taktikisht, dhe po paguajnë një çmim të madh në fushën e betejës.”
Milley dhe sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin janë në Bruksel për takimin e nëntë të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, për të diskutuar mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën ndërsa lufton kundër Rusisë.
Gjenerali Milley është shprehur se derisa Putini “t’i japë fund luftës së tij të zgjedhur”, komuniteti ndërkombëtar “do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me pajisjet dhe aftësitë që i nevojiten për të mbrojtur veten”.