I bllokuar për 44 orë, video PREKËSE nga Turqia, 2-vjeçari i gjallë nën rrënoja duke pirë ujë

Dy-vjeçari Muhammed,i cili ndodhej nën rrënoja në Hatay, u shpëtua pas më shumë se 44 orësh..
Qindra ekipe shpëtimi dhe mijëra vullnetarë po punojnë për të dhënë lajme të mira pas dy tërmeteve që goditën Turqinë.
Shefi i Grupit Kartal të Brigadës së Zjarrfikësve të Stambollit shpëtoi foshnjën 2-vjeçare Muhammed 44 orë më vonë nga rrënojat në distriktin Hatay Defne.
Anëtarët e ekipit të shpëtimit i dhanë ujë vogëlushit të etur me kapaun e shishes. Dy vjeçari i cili u shpëtua nga rrënojat i është dorëzuar ekipeve mjekësore.