Kryemadhi për Ramën: Ka mendime skizofrenike për drejtim e vendit! Është në panik për 2 Marsin, uroj të mos sëmuret

Deputetja Monika Kryemadhi në fjalën e saj në Kuvend, deklaroi se kreu i qeverisë Edi Rama është i frikësuar nga çështja McGonigal.

Kryemadhi tha se uron që Rama të jetë më 2 mars në Kuvend, e të mos nxjerrë justifikime se është sëmurë.

“Fjalët tona këtu janë të tepërta. E gjithë filozofia e kësaj seance sot duhet të përmbyllet me një mendim të thjeshtë që këtu sot të kishim kryeministrin për të dhënë shpjegime.

Ajo që dua të theksoj është se arrogance e tij ka kaluar çdo lloj kufiri. Kjo vjen edhe nga mendimet skizofrenike që ka për drejtimin e vendit. Edhe vetë socialistët ndihen të përdorur në kulm sepse respekti ndaj tyre është inekzistent.

Nuk përfaqësohen as në qeveri dhe as në grup parlamentar. Vetëm socialistët nuk përfaqësohen në politikat e tij. E kuptoj frikën dhe panikun që e kap kryeministrin prej zullumeve që ka bërë.

Përgjegjësitë që ai ka marrë si kryeministër ka vendosur në pozitë të vështirë shtetin shqiptar. Uroj të mos na sëmuret kryeministri me 2 Mars dhe të mos vijë përsëri”, tha Kryemadhi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT