Kuvendi përjashton Berishën, Spiropali: Doktor mblidh mendjen!

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka përjashtuar kreun e PD-së Sali Berisha nga punimet e kuvendit.
Ndërkohë ministrja e Shtetit për marrdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e akuzoi liderin demokrat për deklaratat seksiste, duke i thënë se duhet të mbledhë mendjen dhe se nuk bëhet revolucion me këta njerëz.
“Do të mbeteni 10 vjet rrugëve, e morët peng në ’90 dhe e kthyen në parti leniniste. Është e turpshme për një burrë që të shantazhojë gratë.Ju jeni këta. Gurra popullore i ka rezervuar një vend të posaçëm burrave që merren me gratë. Kurse populli ju rezervon një vend të veçantë duke i tkurrur duke i bërë më të vegjël e më të parëndësishëm.
Ne jemi këtu burra dhe gra që t’u flasim familjeve. Të jesh i bindur që deklarata që lexoi Denaj është e plotë dhe i referohet bëmave tuaja. Keni mbërritur në një nivel të pabesueshëm në raport me njerëzit, familjet dhe me këdo. Doktor nuk bëhet revolucion me këto, mblidh mendjen”, tha Spiropali.