Meta i “thur lavde” Berishës: E falenderoj për rrugën e Kukësit, nuk u lodha kur erdha

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vendosur të thurë lavde për aleati e tij Sali Berisha për rrugën e Kukësit.
Meta u shpreh se Rama aso kohe ka qenë kundër ndërtimit të kësaj rruge.
“Një falenderim për PD për procesin e primareve, që na bën nder dhe ne që ta mbështesim. Për një fitore të pa diskutimeshme.
Kur erdha këtu më pyetën a u lodhe, po si mund të lodhem me këtë rrugë? Një falënderim i takon Berishës, mbaj mend atëherë që Rama ishte kundër atë kohë.
Tani më kujtohet sesi i bëjnë lekët rrushë e kumbulla për rrugë që mezi rregullohen.”- thotë Meta.