Meta: Si doja ta bëja ambasadore në SHBA një zonjë socialiste kur isha president, por ia futi Rama, se Rama ua fut shokëve

Ilir Meta tha jashtë Kuvendit, mes mbëështetësve të opozitës, se kryeministri Rama nuk duron dot asnjë zë kundër, asnjë mendim ndryshe e pë këtë arsye po i përjashton deputetët e opozitës.

Meta tha se kryeministri Rama kërkon të shtyjë ditët duke ua futur shokëve siç ka bërë me ish-ministrat Tahiri e Koka.

Ai tregoi një histori personale në kohën kur ishte president me një ish-ministre e ish-deputetët të PS-së duke pohuar se kryeministri Rama e kishte mashtruar duke e nxjerrë jashtë politikës.

Meta tha se Rama kërkon t’i përzërë shqiptarët ose t’i nënshtrojë përmes varfërisë.

“Ai është në një gjendje shumë të rëndë. Edhe pse e ka shuajtur PS-në, e ka uzurpuar, e ka fshirë.  Në vitin 2017 me erdhi një zonjë e nderuar socialiste, ish-ministre, idealiste e majtë, themeluese e PS-së që në vitin 1992.

Nuk ka nevojë t’ia them emrin. Më thotë meqë ti tani je zgjedhur për president, a ke kundërshtim që të shkoj ambasadore në SHBA. Nuk doja, se doja të jem deputete po më thirri Edi dhe më tha se ty të dua ambasadore patjetër në SHBA. I thashë s’kam asnjë kundërshti, po kujdes mos ta fut Edi. Megjithatë kur të më vijë propozimi do e firmos menjëherë. Ajo zonjë e nderuar as ambasadore nuk u bë, as anëtare e Asamblesë nuk u bë. Pse? Kemi të bëjmë me një skizofren që nuk do asnjë mendim ndryshe.

Atë e tmerron e vërteta, e tmerrojnë firmat që ka hedhur fët e fët për të blerë McGonigal-ët e të për asgjësuar pluralizmin në Shqipëri. Ai do t’i përzërë shqiptarët ose t’i nënshtrojë përmes varfërisë. Këtë gjë e kanë kuptuar të gjithë, jo vetëm opozitarët, po edhe socialistët.

Kemi një bandë që i ka kapur të gjitha pushtetet dhe kur bien institucionet, ngrihet populli. Dhe kur ngrihet populli, ka llogaridhënie për ato që janë firmosur fët e fët. Kërkon të shtyjë ditët duke ua futur shokëve. Kështu ia futi Sajmirit, kështu ia futi Lefterit. Kështu thonë do ia fusë Arbenit” – tha Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT